75 Mall Live Search
09:42 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Thaçi: Shala e Bajgorës, potenciali i madh turistik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar me promovimin e bukurive natyrore në Kosovë.

Kësaj radhe, ai ka postuar një video nga Shala e Bajgorës, për të cilën ka thënë se natyra e mrekullueshme dhe ajri i pastër, e bëjnë atë një zonë tejet atraktive për ta vizituar.

“Shala e Bajgorës, bukuri e papërshkrueshme. Mikpritja e shaljanëve , potenciali i madh turistik, natyra e mrekullueshme dhe ajri i pastër, po e bëjnë atë një zonë tejet atraktive për ta vizituar”, ka shkruar ai në Facebook.