E thotë Di Marzio: Muriqi të hënën kryen testet mjekësore te klubi i Lazios!

Si duket kësaj drame i erdhi fundi, Muriqi nga e hëna do të jetë lojtar i Lazios.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Di Marzio përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter”, shkruan IndeksOnline
#Muriqi–@OfficialSSLazio, lunedì le visite mediche @SkySport #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 12, 2020
Sipas tij, Muriqi do të përfundojë testet mjekësore të hënën, para se t’i bashkohet Lazios.
Thuhet se sulmuesi i Kosovës do të kalojë në Itali për shumën 18 milionë euro./IndeksOnline/