Dita më e rëndësishme, në jetën sportive e Vedat Muriqit

Herët në mëngjes, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është paraqitur në klinikën “Paideia”. Bomberi kosovar u është nënshtruar testeve mjekësore para se të zyrtarizohet si futbollist i Lazios.
Pas testeve, Muriqi do të shkojnë në Formello për të nënshkruar kontratën më të rëndësishme në karrierë.
18 milionë euro para kesh dhe 2 milionë euro bonuse është vlera që Lazio do t’i paguaj Fenerbahces për Muriqin.
Ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit pritet të mungojë në dy javët e para në Serien A për shkak të një problemi muskulor./Indeksonline/
