Përplasje, në Qeveri, për Kornizën afatmesme të shpenzimeve të rishikuara 2021-2023

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë gjatë shqyrtimit të Kornizës afatmesme të shpenzimeve të rishikuar 2021-2023 (KASH), ka kërkuar që sa më parë të përgatitet Draftbuxheti 2021 pasi që afatet ligjore janë më pak se dy muaj.
Vërejtje ndaj kësaj kornizë patën ministrat e koalicionit të AAK-së dhe Nismës.
Derisa ministrat e Nismas ishin kundër KASH-it.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se Reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të pagave.
Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga Banka Botërore për mbështetjen e këtij ligji.
Ndaj kësaj kornize, ka reaguar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, që sipas tij është absurde përse nuk janë paraparë me KASH edhe nismat ligjore të MPMS-së.
Kryeministri Hoti ka thënë se është hera e parë e shqyrtimit të Kornizës së shpenzimeve dhe sipas tij në të ardhmen mund të bëhen ndryshimet.
Me gjithë vërejtjet dhe kundërshtimet, me shumicë votash Qeveria ka miratuar KASH-in.