75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Binjaket e Vjosa Osmanit nisin rrugëtimin më të rëndësishëm, atë të dijes

Si edhe shumë fëmijë të tjerë që sot filluan një rrugëtim të ri në jetë, janë edhe dy vajzat e kryeparlamentares, Vjosa Osmani që nisën këtë pjesë të jetës.

Është vetë Osmani e cila publikoi disa fotografi të vajzave në ditën e parë të shkollës fillore, transmeton Indeksonline.

Osmani tha se ato sot filluan rrugëtimin më të rëndësishëm-atë të dijes.

Dy binjaket e Osmanit do të ndjekin mësimet në shkollën fillore “Ismail Qemali”./Indeksonline/