Fëmija juaj nuk pushon së qari?! Kjo mama e ka gjetur zgjidhjen
Nënat e reja hasin jo pak vështirësi me të vegjlit e tyre çapkënë.
Fëmijët në moshën e Avës, zakonisht janë shumë tekanjozë dhe qajnë për gjënë më të vogël, por për të qetësuar atë, nëna e saj 21-vjeçare duket se e ka gjetur zgjidhjen.
Ajo imiton lëvizjet e saj duke u hedhur e përplasur në tapet. Mesa duket, imitimi i sjelljeve të saj, duket se i pëlqen të voglës Ava, e cila shfaqet në videon e publikuar duke qeshur.
“Më erdhën në majë të hundës tekat e fëmijës, e prandaj vendosa të sillem si ajo”, shkruan me humor 21-vjeçarja në “Instagram”.