Arrestohet një pejan, tentoi që t’u ofronte 50 euro ryshfet policëve

Në Pejë është arrestuar një person, pasi që aii tentoi t’u ofronte policëve zyrtarë ryshfet.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
DHËNIE E RYSHFETIT
Pejë 13.09.2020 – 23:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ishte ndaluar nga policia ku ai rezultoi me 1.58 promila alkool. I dyshuari ka tentuar që t’u ofronte ryshfet zyrtarëve policorë me një kartëmonedhë prej 50 eurosh me ç’rast ai është arrestuar, ndërsa kartëmonedha është sekuestruar. Është konsultuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.