75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjuriqi, ambasadori i ri i Serbisë në Amerikë

Drejtori i të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, është paraparë të jetë ambasadori i ri i Serbisë në Washington.

Sipas B92-shit pritet që shumë shpejt të përfundojnë të gjitha çështjet procedurale dhe që Gjuriqi të zyrtarizohet si ambasador në Amerikë, transmeton Indeksonline.

Ambasada e Serbisë në Washington mbeti pa përfaqësues pasi mbaroi mandati i ambasadorit të mëparshëm të Serbisë, Gjergj Matkoviqi.