75 Mall Live Search
12:39 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aktori i njohur reagon për vdekjen e Adem Mikullovcit dhe Isë Llapqevës

Sot kanë ndërruar jetë dy figura të rëndësishme të artit kosovar, aktori i mirënjohur, Adem Mikullovci dhe këngëtari folklorik, Isë Llapqeva.

Mesazhe dhe telegrame ngushëllimi për dy artistët kanë shprehur figura të njohura në vend nga lider politik, tek kolegë dhe artdashës.

Edhe aktori i njohur, Adnan Blaku në një postim të përbashkët ka shprehur ngushëllime për ikjen e Ademi dhe Isës.

“Sot mbetëm pa dy artistë- Ademin e artit skenik e filmik dhe Isën e folklorit. Do të kujtohen për vlerat e pasurinë artistike që lanë për brezat. Zoti i shpërbleftë me parajsë”, ka shkruar Blaku në postim./Indeksonline/