75 Mall Live Search
16:27 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vdes një person në një aksident trafiku

Në aksin rrugor Rusinovc-Shalë, ka ndodhur një vet-aksident trafiku, ku një veturë për shkaqe të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të betonit.

Për pasojë ngasësi i veturës ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët e  shkaktuara nga aksidenti.

Aksidentin për Indeksonile e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për  Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia është duke u marrë me hetimin e rrethanave se si ka ardhur deri te ky aksident.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i  qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran.