Muriqi firmosi me Lazion, kaq para do të përfitojnë dy ekipet shqiptare që e rritën atë si lojtar!
 
				Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi sot dhe zyrtarisht ka firmosur kontratë me klubin e Lazios.
 Muriqi, firmosi për shifrën 18 milionë euro, me një kontratë që e mbanë atë në Itali për 5 vjet, shkruan IndeksOnline
 Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç. Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

Siç ka mësuar “Panorama Sport” skuadra e Teutës përfiton plotë 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mijë euro do të përfitojë Besa e Kavajës.



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                