Presidenti i Lyonit: Bartomeu më tha se nuk kanë mundësi të bëjnë ofertë për Depayn

Si duket Barcelona dhe Lyoni nuk do të mund të arrijnë marrëveshje për kartonin e sulmuesit holandez, Memphis Depay.
Kjo pasi presidenti i Barcelonës, Bartomeu thuhet t’i ketë thënë presidentit të Lyonit, Aulas se skuadra e tyre nuk ka para për ta transferuar atë, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur medium i njohur psanjoll “El Chiringuito TV”, ku ka postuar një shkrim që thotë se Bartomeu dhe Aulas kanë biseduar mes veti për Depay, por që Barça nuk ka para ta transferojë atë në “Camp Nou”.
? ¡OJO! Aulas, PRESIDENTE del LYON: “BARTOMEU me dijo este domingo que el BARÇA NO tenía posibilidad de hacer una OFERTA por DEPAY”.
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 15, 2020
¡A las 12 TODOS a @elchiringuitotv! pic.twitter.com/MYZku9KPuJ