Limaj thotë se i beson kryeministrit Avdullah Hoti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Ëashington është finalizuar të enjtën dhe të nesërmen kur është nënshruar nuk ka pësuar asnjë ndryshim.
Limaj thotë se në vazhdimësi ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Hoti, zv-kryeministren Balaj Halimaj dhe koordinatorin Skender Hyseni.
“Drafti i parë është diskutuar ditën e enjte në orën 17:00 dhe kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me delegacionin. Në draftin e parë kemi pasur vërejtje dhe në pikat e kontestuara drafti ka ardh më vërejtje nga delegacioni ynë i cili ka nënvizuar këto vërejtje”, ka thënë Limaj në RTK.
Më tutje, ai thotë se Nisma e ka dhënë pelqimin në ato që e kemi pas versionin e fundit dhe se versioni i së enjtës është mbyllur dhe të premten është nënshkruar.
“Delegacioni dhe Kryeministri kanë qenë korrekt dhe në vazhdimësi kanë marrë qëndrimin tonë.
Limaj ka thënë se në këso tema nuk bën të kalkulohet politikisht. Ai ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë momentum dhe ta rris dinamikën për ta sfiduar Vuciqin se a e ka ndërmend për ta njohur Kosovën.
“Kjo që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë nuk ka asgjë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shtuar Limaj.
Më tutje, kryetari i Nismës thotë se ai i beson kryeministrit Hoti dhe për sa kohë që i beson e ka mbështetjen e tij dhe të Nismës Socialdemokrate. Limaj ka shtuar se ka mundësi për të punuar edhe më shumë kjo qeveri, dhe se kjo pjesë është e diskutimit mes partnerëve.