Për një javë u testuan mbi 4 mijë kosovarë për COVD19

Për shtatë ditë janë në Kosovë janë testuar 4109 qytetarë të dyshuar për COVID19, shkruan IndeksOnline.
Tash e sa ditë numri i testimeve për koronavirus është rritur. Thuajse çdo ditë merren mbi 500 mostra për t’u testuar.
E kulmin brenda 7 ditë e ka arritur numri 633 testeve brenda 24 orëve.
Deri më tani, numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.
Ndërsa janë shëruar 11.784 të tjerë e 2378 raste janë aktive.
Kujtojmë se numri i të infektuarve është në rënie. Ditëve të fundit numri i të infektuarve është nën 100 raste./IndeksOnline/