75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Milaim Zeka shkon në zyrat e OVL të UÇK-së për të kërkuar dosjen, takohet me përfaqësuesit e Dhomave të specializuara

Në takimin që aktualisht janë duke e zhvilluar krerët e OVL të UÇK-së me përfaqësuesit e Dhomave të specializuara, të cilët kanë shkuar në zyrat e kësaj organizate për t’i marrë dosjet e pranuara dje, ishte edhe Milaim Zeka.

Pasi doli nga takimi, Zeka tha se aty ndodhej rastësisht pasi kishte ardhur në OVL të UÇK-sëpër t’i marrë një kopje të dosjes e cila dje u la në zyrat e kësaj organizate nga një person anonim.

“Kam ardhur thjeshtë për ta marrë një kopje dhe mendoj se gazetarët mund t’i publikojnë, por vetëm duke ua mbuluar të dhënat personale dëshmitarëve, ndërsa dëshmia mund të publikohet”, tha ai.

Ai shtoi se brenda në takim, përfaqësuesit e Gjykatës Speciale i kanë kërkuar dosjet dhe kanë thënë se janë materiale sensitive, ndërkaq nga ana tjetër kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj u kanë thënë se dosjet nuk mund t’i marrin pa praninë e Prokurorisë së Kosovës dhe Policisë se Kosovës.

Ish-deputeti Zeka e ka konsideruar skandaloz rrjedhën e këtyre dokumenteve derisa për personin, të cilin po i sjell këto dokumente, thotë se nëse dëshiron, Policia e Kosovës mund ta identikojë brenda 24-orëve.