75 Mall Live Search
15:11 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti godet qeverinë e kaluar: Ne nuk do të barrikadohemi, do rreshtohemi përkrah partnerëve tanë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka filluar raportimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës , në lidhje me dialogun e Kosovës me Serbinë, duke treguar për secilin takim të mbajtur e për secilin diskutim që është bërë gjatë këtyre diskutimeve si në formë elektronike, ashtu edhe takimeve sy më sy, raporton IndeksOnline.

Ai ka thënë se Kosova dërgon një temë në takim e pala serbe e sjell një temë tjetër që mendon që është në interes për tu diskutuar, duke shtuar se ky tashmë është formati i këtyre takimeve.

Këto tema janë diskutuar nga koordinatorët për dialog.

Ai ka folur edhe për bisedimet e zhvilluara në Washington, dhe takimin e marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Hoti ka prezantuar në pika të shkurta marrëveshjet e arritura atje më 4 shtator.

Ai tutje para deputetëve ka thënë se ky është një momentum i ri i raporteve ShBA-BE në lidhje me Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

Hoti ka thënë se ky momentum nuk e kishte sjellur këtë marrëveshje pa  angazhimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri ka thënë se ne duan ta bëjnë të qartë se  nuk do të barrikadohen e do të rreshtohet përkrah partnerëve tanë e jo kundër tyre./IndeksOnline/