Në klinikën kirurgjike të spitalit të Mitrovicës kryhet një operacion i rrallë

Në spitalin e Mitrovicës, saktësisht në repartin e Kirurgjisë është realizuar për herë të parë një operacion shumë i rrallë.
Në këtë spital, kirurgët kanë arritur që të kryejnë operacionin i cili zgjati afro tri orë, transmeton Indeksonline.
“Dg: Tu. Colonis flexura hepatica et flexura splenica
Op: LMSIU Colectomia subtotalis cum ileo-sigmoideum anastomosis. Lavage. Draiange”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.
Tutje thuhet se kishte tumor të zorrës së trashë në dy vende të ndryshme, ku më pas janë larguar thuajse të gjitha zorrët dhe janë lidhur zorrët e trasha me ato të holla./Indeksonline/