75 Mall Live Search
15:45 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dalin pamjet, Luis Suarez arrin në Itali

Luis Suarez sapo ka arritur në aeroportin e Perugias. Sulmuesi uruguajan ka dhënë arsyetim se do t’i nënshtrohet testit B1 për gjuhën italiane.

Mediat sportive italiane e spanjolle raportojnë se Juventusi është duke e pritur për të hapur bisedimet dhe se gjithçka do të përfundojë në orët e ardhshme.

Suarez nuk është në listën e Koeman te Barcelona dhe për këtë arsye largimi i tij është pothuajse punë e kryer.

Suarez pritet të jetë zëvëndësues i Higuain te Juventus, sulmuesit të cilin Pirlo kërkoi të largohej që në ditët e para të tij si trajner./Indeksonline/