75 Mall Live Search
16:48 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla takohet me homologun e saj holandez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është pritur në takim homologun e tij holandez, Stef Blok.

Ata biseduan për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë Marrëveshja e Uashingtonit mes të Kosovës dhe Serbisë, që i paraprinë marrëveshjes finale për njohje reciproke, dhe avancimit në pozicion njohës të pesëshes së mbetur të BE-së, shkruan Indeksonline.

Ministrat diskutuan edhe për mungesën e liberalizimit të vizave pas përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës.

“Diskutuam edhe për mungesën e liberalizimit të vizave pas përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, dhe kërkova nga z.Blok që Holanda të rishikojë qëndrimin skeptik ndaj kësaj agjende. I dorëzova poashtu edhe raportin e azhurnuar të Kosovës për gjendjen në sundim të ligjit, krimin e organizuar, dhe migrimin – çështje këto që ndërtojnë qëndrimin skeptik holandez – dhe e ftova të shkëmbejmë grupe të përbashkëta punuese në nivel ekspertësh që do të adresojnë shqetësimet e autoriteteve holandeze.

Në frymën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, me Ministrin Blok nënshkruam edhe Marrëveshjen për Sigurimet Sociale ndërmjet Kosovës dhe Holandës, që lidhet me pensionet dhe përfitimet ligjore të ndërsjella. Vlen të theksohet se kjo marrëveshje e re e shfuqizon atë midis ish-Jugosllavisë dhe Holandës”./Indeksonline/