Serbia tentoi të hap temën e asociacionit, por u refuzua kategorikisht

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan sot në Bruksel takimin e radhës në nivel ekspertësh, me ndërmjetësimin e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim është diskutuar tema për pretendimet financiare dhe çështjet e borxhit.
Koordinatori i Kosovës, Skënder Hysni deklaroi se gjatë bisedave të sotme nuk është folur për çështjen e bashkësisë së komunave serbe.
“Nuk është diskutuar fare kjo temë. Natyrisht që delegacioni serb ka bërë përpjekje që ta hapë këtë temë, ndërkohë që ne e kemi refuzuar kategorikisht”, ka thënë Hyseni.
Po ashtu sa i përket temës për borxhin e jashtëm Hyseni tha se Kosova mbështet parimin e të drejtës ndërkombëtare dhe negocion me Serbinë i shtet i pavarur.
“Nuk ka asnjë mundësi që ne të bisedojmë për këto tema në asnjë rrafsh tjetër”, deklaroi Hyseni.
Koordinatori për dialog vuri në dukje se si rrugë zgjidhje Gjykatën e Arbritrazhit sa i takon kërkesat e natyrës financiare të Serbisë lidhur me borxhet që janë marrë në kohën e ish-Jugosllavisë.
Ai shtoi se Kosova mund të pranojë të paguajë vetëm për huatë që janë investuar në territorin e saj në vepër madhore.