75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shkëndija bën dritë në Rumani, vazhdon ëndrrën për Evropa Ligë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet skuadrës së Shkëndijës dhe klubit nga Rumania, Botosani, duel ky i zhvilluar në kuadër të rundit të dytë në Evropa Ligë.

Tetovarët fituan me rezultat të ngushtë në 0:1 me golin e shënuar nga Besart Ibrahimi në minutën e 3’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se në rundin tjetër, skuadra nga Tetova do të përballet me fituesin e ndeshjes Lokomotiva Plovdiv dhe Tottenham.