Tenton të vriste një person, policia ia sekuestron armën me 11 fishekë një gjilanasi
Një person dje është arrestuar në Gjilan i cili kishte tentuar ta vriste një person.
Sipas raportit të policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar : një pistoletë , një pushkë gjuetie, 11 fishekë dhe një gëzhojë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Gjilan 17.09.2020-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai pas një mosmarrëveshjeke ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë , një pushkë gjuetie, 11 fishekë dhe një gëzhojë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/