S’ka kuorum, dështon rezoluta e Vetëvendosjes për dialogun

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e sotme është vazhdim i asaj të djeshmes, kur parashihej edhe votimi i rezolutës së VV-së për dialogun.
Megjithatë, kjo rezolutë nuk kaloi pasi që nuk kishte kuorum.
“Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozimrezolutën për dialogun, por, mund të procedojmë me pikat e tjera të rendit të ditës”, ka thënë Osmani.
Në këtë rast, e njëjta rezolutë do të votohet në njërën prej seancave të radhës.