75 Mall Live Search
12:22 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haxhiu kapet me Vjosën: S’është vetëm Vetëvendosje në sallë

Në Kuvend të Kosovës është duke u mbajtur interpelanca për ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas deklarimit të LVV-së, LDK-së e PDK-së, kryetarja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Vetëvendosje që përsëri ta marrte fjalën.

Këtu ka reaguar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu që ka thënë se pas PDK-së radhën për deklarim e ka Grupi parlamentar i Aleancës.

“Faleminderit kryetare jo vetëm Vetëvendosja është këtu, pas PDK-së radhën e kemi ne”, ka thënë Haxhiu.

“Prandaj duheni me njoftu me kohë”, është përgjigjur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Gjithsesi e nderuar dhe e respektuar”, ka thënë Haxhiu dhe e ka vazhduar fjalimin para deputetëve.