Llava e qenve endacakë, qysh në mëngjes rrezikohen qytetarët në “Bregun e Diellit”

Qentë endacakë mbeten një ndër problemet e pazgjidhura në Prishtinë.
Qytetarët vazhdimisht raportojnë raste kur nuk ndihen të sigurt të lëvizin lirshëm, e shumë herë janë edhe viktima.
Në adresë të Indeksonline kanë arritur pamje ku shihet se në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet ka qenë endacakë të shumtë.
Pamjet janë bërë rreth orës 7 në mëngjes, atëherë kur edhe fillon qarkullimi i njerëzve./Indeksonline/