Në Fier vetëdorëzohet dhëndri që kërcënonte se do të vetëvritej në oborrin e banesës së vjehrrit
Më shumë se pesë orë negociata i janë dashur forcave të specializuara të Policisë Shqiptare RENE, për bindur 31-vjeçarin nga Fieri që të ulë armën, me të cilën kërcënonte se do vetëvritej.
I dyshuari sot rreth orës 03:25 të ditës së sotme është dorëzuar falë negociatave mes policisë dhe të dyshuarit. Pas arrestimit iu sekuestra një automatik dhe një gëzhojë.
Mrëmjen e së shtunës rreth orës 22:50, i riu ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij i armatosur dhe kërcënonte se do të vetëvritej. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë, të cilët negociuan me të. Të paqarta mbeten ende shkaqet e këtij veprimi.