75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

5 persona në gjendje të rëndë nga koronavirusi, po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë trajtuar 22 pacientë me Covid-19. Prej tyre sic njofton ky spital 10 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë në raportin ditor bëhet e ditur se janë kryer 7 lindje. 2 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,759 analiza, ndërsa janë kryer 16 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 125 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 99 Rëntgena, 14 EHO dhe 12 CT-ja.