Aksident tragjik në Shqipëri, vdes drejtuesi i biçikletës
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Kurbin.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Laç-Patok.
Raportohet se janë përplasur dy makina, por në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i një biçiklete.
Fatkeqësisht nga aksidenti, pas përplasjes nga një kamion, ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës.
Raportohet se ndërroi jetë 55-vjeçari me iniciale, D.F.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit tragjik.