75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti: Deponitë me inerte pastrohen vazhdimisht, bëjmë thirrje për kujdes më të madh ndaj natyrës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se deponitë me inerte po vazhdojnë të pastrohen, derisa ai ka bërë thirrje për kujdes më të madh ndaj natyrës.

Ky është postimi i plotë:

Deponia me inerte në fshatin Lebane u pastrua në wershor, gjatë javës “Prishtina Green Week” bashkë me 33 deponi të tjera të inerteve në Komunën e Prishtinës.

Këto deponi pastrohen në vazhdimësi, sepse ato përveç që janë pamje e shëmtuar edhe rrezikojnë seriozisht shëndetin publik.

Vazhdojmë të bëjmë thirrje për kujdes më të madh ndaj natyrës e ambientit ku jetojmë duke u bërë shembull për brezat e rinj!

Falenderojmë të gjitha ekipet që me punën e tyre po ndihmojnë që të kemi një Prishtinë të pastër.