Mourinho: Mendoj se Zidane është i lumtur që Bale u “zhduk” nga Reali
Trajneri i Tottehnahmit, Jose Mourinho ka befasuar opinioni me deklaratën e tij për largimin e Bale nga Real Madridi.
Sulmuesi uellsian nuk ishte në planet e teknikut, Zidane për edicioni e ri dhe
për këtë i’u desht të largohej dhe t’i bashkohej klubi të Mourinhos,
Tottenhamit, shkruan IndeksOnline
Tashmë, Bale është huazuar për një vit të klubi i Tottenhamit, ndërkaq deklarata e Jose Mourinhos ka bërë buj të madhe në mediat në Angli, ku thotë se Zidane është i lumtur që Bale u largua nga “Bernabeo”.
“Unë nuk fola me Zidanen, por mendoj se ai është i lumtur që Bale është zhdukur dhe unë jam i lumtur që ai është këtu”, tha Mourinho.