75 Mall Live Search
20:55 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Cili është kuptimi i fjalës BIA, ku Salih Mustafa ishte komandant i gueriljes së Prishtinës

Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale, i cili ishte komandant i gueriljes së Prishtinës “BIA”.

Bashkëlufëtari i tij, Valon Murati ka treguar edhe domethënien e “BIA”, që është shkurtim i emrave të shokëve të tij dëshmorë Bahriut, Ilir Konushevcit e Agronit, shkruan Indeksonline.

Murati tha se sot filloi një sagë të re në jetën e Mustafës: atë të ballafaqimit me mekanizmin më të përçudnuar të drejtësisë në botë që merret me ndjekjen e vetëm palës që luftonte për çlirim.

“Nuk dyshoj se do dalësh faqebardhë shok”, përfundoi Murati.