19 pacientë po trajtohen me me Covid-19 në Spitalin e Pejës, 4 janë në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë trajtuar 19 pacientë me Covid-19 dhe prej tyre janë 4 janë në gjendje më të rëndë. Ndërsa është bërë e ditur se një person është shëruar gjatë kësaj periudhe kohore, transmeton IndeksOnline.
Gjatë 24-orëve të fundit 200 pacientë kanë kryer analiza, saktësisht janë kryer 2 mijë e 781 sosh.
Ndërsa 3 lindje kanë qenë gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnja, të gjithë të gjinisë mashkullore.
Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 83 shërbime radiologjike dhe prej tyre 38 në rëntgen, 35 EHO dhe 10 CT./IndeksOnline/