75 Mall Live Search
13:14 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Fshikullohet me 169 kamxhikë përdhunuesi i fëmijës, derisa humb vetëdijen

Një i dënuar në qytetin indonezian, Banda Aceh i akuzuar për përdhunimin e një fëmijë është fshikulluar me kamxhik derisa ka humbur vetëdijen.

I emëruar si Roni, ky burrë pritej të goditej 169 herë para njerëzve që ishin mbledhur, por ai u rrëzua në tokë dhe humbi vetëdijen pasi u godit vetëm 52 herë.

Ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar se ai nuk mund të vazhdonin goditjet, që do të thotë se do të rrahej për herë të dytë, ku i kanë mbetur edhe 117 kamxhikë.

Para se të rrihej, ai ka vuajtur dënimin prej 6 muajsh burgim.