75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Covid-19 i prish planet, shtyhet takimi mes Hotit dhe Vuçiqit

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë me dije se është shtyrë takimi mes kryeministrit, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Vuciq, i cili ishte paraparë të mbahej të hënën.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se takimi është shtyrë për shkak të Covid-19, shkruan Indeksonline.

“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën do të shtyhet”, ka shkruar Lajçak.