75 Mall Live Search
20:17 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Oficerët e EULEX-it arrijnë në selinë e tyre në Fushë Kosovë, shihet edhe një autoambulancë

Oficerët e EULEX-it tashmë kanë arritur në selinë e tyre në Fushë Kosovë, ku aty shihet edhe një autoambulancë.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihen veturat e tyre në hyrje të selisë së EULEX-it.

Avokati i OVL-UCK, Tomë Gashi tha se ata do të aranzhojnë transportimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga Aeroporti i Prishtinës për në Hagë, në Gjykatën Speciale.

Ata do të transportohen në Hagë gjatë natës së sotme./Indeksonline/