75 Mall Live Search
22:28 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Genta tregon vështirësitë e komunikimit me partnerin turk: Flisnim me ‘google translate’

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk festuan së fundi përvjetorin e parë të njohjes së tyre.

Këngëtarja e njohur kosovare në një intervistë për “Who”, ka zbuluar shumë gjëra lidhur me jetën e saj private dhe njohjen me Hussein Usta.

Genta ka rrëfyer edhe një detaj interesant se si në fillimi ata kishin folur me google translate, kjo pasi asnjëri nuk njihnin gjuhën amtare të njëri-tjetrit.

Megjithatë këngëtarja u shpreh se tashmë dyshja e kanë rregulluar problemin e komunikimit, pasi ajo ka mësuar tashmë pak turqisht, ndërsa i dashuri i saj po ashtu ka filluar të flasë pak shqip.

“Pyetja e parë që më bëri atë ditë ishte nëse kisha apo jo të dashur. Edhe pse nuk kuptoheshim mirë, pas as ai s’dinte anglisht dhe as unë turqisht, i thashë jo. Ai e keqkuptoi, mendoi se kisha dhe ia sqarova pastaj me gjeste. Prej asaj dite kemi nisur të komunikojmë me google translate”, është shprehur këngëtarja.

“Nuk ka qenë fare i vështirë. Asnjëherë nuk na kishte ndodhur, as mua, as atij, të flisnim me dikë me google translate. Tani kemi mësuar pak nga gjuhët e njëri-tjetrit dhe komunikimi është bërë më i thjeshtë. I kam mësuar dhe pak shqip”, tha Genta ndër tjera.

Ndërkohë, kujtojmë që sot ka festuar ditëlindjen Usta, dhe Genta përmes një postimi në Instagram e uroj në një mënyrë mjaft të veçantë duke zgjedhur fjalët më të bukura.

“Fjalët nuk mjaftojnë për të treguar se çfarë je për mua. Faleminderit që më do në mënyrën se si e bën. Në ditëlindjen tënde dëshiroj që Zoti të të bekojë duke t’i plotësuar dëshirat e zemrës tënde të ëmbël. Jam shumë me fat që e kam gjetur dashurinë në dikë siç je ti. Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Genta në urim./Indeksonline/