75 Mall Live Search
16:28 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Policia për xhandërmërinë serbe: Kanë qenë në pikën 0 në kufi, por nuk e kanë kaluar

Sot gjatë ditës pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë parë afër territorit të Kosovës.

Nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë konfirmuar se , pjesëtarët e uniformuar të Serbisë, kanë qenë në piken 0 (zero) të vijes kufitare, por nuk e kanë kaluar atë.

“Sipas konfirmimit të opatrulles që ka dalë në lokacion, pjesëtarët e uniformuar të Serbisë, kanë qenë në piken 0 (zero) të vijes kufitare, por nuk e kanë kaluar atë. Edhe dëshmitari në deklaratë e ka konfirmuar që nuk e kanë kaluar rrugen që shtrihet përgjatë vijës kufitare në atë pjesë. Me të pranuar  informata të tjera nga atje, do t’u njoftojmë me kohë”, tha zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi./IndeksOnline/