75 Mall Live Search
08:53 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kumbulla në test të vështirë me Romën ndaj Juventusit sot

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Romës dhe Juventusit, duel ky në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla që ditë më parë finalizoi transferimin e tij te klubi i Romës, sonte mund të bëjë debutimin me klubin romak ndaj Juventusit, shkruan IndeksOnline

Kumbulla ka shumë gjasa që sonte të startojë nga fillimi, ku para vetit do të ketë një test të vështirë, kundër një Juventusi që në sulm ka Ronaldon e Moratan.