Ky është vendi ku është gjetur personi i vdekur në Kolovicë
Policia e Kosovës sot ka gjetur një trup të pajetë në lagjen Kolovicë të Prishtinës.
Indeksonline ka arritur të siguroj fotografi nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj për Indeksonline dha detaje për rastin.
“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52 është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni për detajet tjera”, tha ai./Indeksonline/