75 Mall Live Search
16:31 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

QKUK: Gjendja e infermierit që u ther dje me thikë, stabile!

Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i shoqëruar ga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B, i sulmuar dje me thikë, cili pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK. Infermieri ishte vizituar edhe ditën e djeshme, menjëherë pas sulmit.

Në një komunikatë të QKUK-së, thuhet se ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infemierin.

“Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë.

Poashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Infermieri ka gjendje shëndetësore stabile”./Indeksonline