Për të pestën herë, dështon votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Ka dështuar përsëri votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës. Vetëm 35 deputetë kanë qenë pro këtij projekligji.
Pas kësaj, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka ftuar në konsultim shefat e grupeve parlamentare.
Ky projektligj po pritet me padurim nga mijëra biznese dhe qytetarë në mënyrë që shteti të ua shtrij dorën e ndihmës pas krizës ekonomike që ka shkaktuar dhe po shkakton pandemia në vend./Indeksonline/