Komuna e Prishtinës deklarohet për arrestimin e një punonjësi: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me organet e rendit

Komuna e Prishtinës ka dalë me reagim pasi një natë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës një zyrtar i saj.
Komuna është distancuar nga çdo veprim i paligjshëm, i cilitdo punëtor, dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti!
Njoftimi i plotë:
Më 29 shtator, në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar se njëri nga punëtorët e komunës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është në mbajtje për 48 orë.
Nga mediat morëm vesh se ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje.
Komuna e Prishtinës është në pritje të informimit zyrtar dhe menjëherë do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin dhe procedurat.
Distancohemi nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti!
Komuna e Prishtinës