Klinaku i OVL-UÇK-së: Momentalisht jam duke pirë kafe, le të më arresojnë nëse munden
Avokati Tomë Gashi, para pak minutash ka bërë të ditur se Policia e Prokurorisë Speciale ka kërkuar nga ai dhe Faton Kliniku që të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.
Por të dy të ftuarit kanë deklaruar se nuk do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, shkruan IndeksOnline.
Sekretari i organizatës OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, në një lidhje direkte në Frontal, ka thënë se momentalisht është duke pirë kafe me shoqëri.
I pyetur se a ka mundësi që të arresojnë edhe atë, Klinaku është shprehur se “le të më arrestojnë nëse munden”.
Klinaku po ashtu tha se krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë arrestuar kundërligjshëm pasi Gjykatës Speciale i ka kaluar mandati 5 vjeçar.
“Është e jashtëligjshme çdo veprim që merr Gjykata Speciale. Vullnetarisht nuk i përgjigjem askujt pasi kësaj Gjykate i ka kaluar mandati.
Momentalisht jam duke pirë kafe me shoqëri. Le të më arrestojnë nëse munden, unë nuk iu përgjigjem vullnetarisht” ka thënë Klinaku./IndeksOnline/