75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / C E

Lakersi fiton bindshëm ndaj Miamit, në finalen e parë të NBA-së

Los Angeles Lakersi e ka nisur për mrekulli serinë e finaleve të NBA-së.

Lakersi ka mposhtur Miami Heatin me rezultat 116-98 në ndeshjen e parë finale të ligës më të fortë në botë.

Ata ishin më të mirë në tre çerekët e parë, derisa Miami u rikthye në të fundit, por nuk arriti të ndryshonte diçka pasi distanca me pikë ishte e konsiderueshme.

Më i miri në parket ishte Anthony Davies me 34 pikë, nëntë Reboundi dhe pesë asistime, shkruan Indeksonline.

Në fitoren e Lakersit ndihmoi edhe Lebron Jamesi me 25 pikë, 13 rebound dhe nëntë asistime.

Te Miami më i miri ishte Butleri me 23 pikë, dy rebound dhe pesë asistime. /IndeksOnline/