75 Mall Live Search
16:06 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gucati falenderon stafin e Speciales, thotë se u tregoi që është invalid i UÇK-së

Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se personat që e arrestuan kanë pas sjellje të mira karshi tij.

Sipas tij me të kuptuar se ai është invalid i luftës, ata e kanë respektuar shumë.

“Arresitmi prej Prishtine deri në Holandë ka qenë shumë i mirë, se unë jam edhe invalid i luftës, 75 % kam dëmtime në trup. Kur e kanë marrë vesh që jam invalid i luftës më kanë respektuar shumë. E falenderojë stafin që sillen në mënyrë korrekte me mua, kjo është e tëra. S’kam çka të shtojë”, ka thënë Gucati. /IndeksOnline