Capital T publikon bashkëpunimin me Vig Popa “Bisha”
Reperi i njohur kosovar, Capital T lansoi sot edhe pjesën e dytë të albumit “Skulpturë” pjesë e të cilit ishte edhe reperi tjetër i famshëm, Vig Poppa.
Dyshja e njohur kishin paralajmëruar që kënga do të shoqërohet edhe me videoklip.
Ndërsa, tashmë është publikuar në Youtube videoklipin e këngës “Bisha”, shkruan Indeksonline.
Ky është vetëm një nga bashkëpunimet e reperit në albumin e tij më të ri.