75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Ferri”, një shfaqje e mahnitshme në parkun e qytetit, në Prishtinë

Një shfaqje e jashtëzakonshme është shfaqur mbrëmë në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Regjisori Kushtrim Mehmeti ka sjell “Ferri”-n, bazuar në veprën e “Komedia hyjnore” të Dante Aligerit, raporton IndeksOnline.

Shfaqja nga ata që e përcollën u cilësua si e realizuar mjaft mirë, ndërsa ky shënon një rikthim të publikut ndonëse jo në teatër.

Ndryshe edhe skena teatrore në Kosovë, sikurse aktivitetet e tjera kanë qenë të paralizuara gjatë tërë kësaj kohe, shkaku i pandemisë Covid-19./IndeksOnline