75 Mall Live Search
11:59 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Barcelona merr vendim për karton të kuq të Clement Lengletit

Mbrëmë Barcelona shënoi fitore 0:3 kundër Celta Vigos, ndeshje që u zhvillua në kuadër të javës së 4-të në La Liga.

Në fund të pjesës së parë, Barcelona mbeti me një futbollist më pak në fushë. Kjo pasi, Clement Lengleti u ndëshkua me karton të kuq, transmeton Indeksonline.

Klubi i Barcelonës pritet që të apelojë kundër këtij kartoni të kuq. Katalunasit besojnë se kartoni i dytë i verdhë për Lengletin nuk ishte i drejtë.

Nëse nuk anulohet ky vendim, atëherë Lengleti, do të mungojë në ndeshje kundër Sevillës./Indeksonline/