75 Mall Live Search
12:52 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kuvendi komunal i Prishtinës miraton buxhetin për 2021

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin e komunës për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2021-2023.

Me 26 vota për 5 abstenime u miratua kjo pikë nga të gjitha grupet e partive politike përveç Lëvizjes Vetëvendosje që abstenoi.

Derisa pika e dytë e rendit të ditës, propozimvendimi për transferimin e mjeteve nga fondi i rezervës komunal në kategoritë “Subvencione dhe transfere” dhe “Mallra shtesë” u votua me 30 vota për dhe 6 abstenime.