75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pak shaka midis Ramës dhe Balaj-Halimit: E shikon sa e mirë dhe sa e veçantë je

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive i ka dhënë fjalën zëvendëskryeministres së Kosovës, Albulena Balaj-Halimi për të shtjelluar më tej marrëveshjet që do të nënshkruhen sot midis dy shteteve.

Rama ka thënë se po ia jep fjalën zëvendëskryeministres pasi ka taksiratin t’i bëjë dy shqiptarë bashkë.


“Unë dua t’ia jap fjalën zëvendëskryeministres, e cila ka taksiratin e veçantë që t’i bëjë bashkë dy palë shqiptare”, ka thënë Rama.

Por zëvendëskryeministrja ka tërhequr fjalën e saj, pasi tha se dy kryeministrat patën pak a shumë fjalën e njëjtë sa u përket marrëveshjeve që do të nënshkruhen.

“Faleminderit kryeministër, ndoshta jo taksirat sa kënaqësi, fjala ime ishte në funksion të shpjegimit të çdo marrëveshjeje, që u bë sot por meqë dy kryeministrat e patët fjalën pothuajse të njëjtë unë po e tërheq fjalën”, tha ajo.

E kryeministri Rama ia ka kthyer Balaj-Halimit duke i thënë se je shumë e mirë dhe e veçantë.

“E shikon sa e mirë dhe sa e veçantë je, sa mirë na kupton”, u shpreh Rama me humor.